Heidi dhe Romeo, dy banorë të formatit më të ndjekur në Shqipëri ‘BBV3’, krijuan një romancë brenda shtëpisë.
Dhe pse marrëdhënia e tyre shpesh herë ka patur ulje dhe ngritje, çifti i ka bërë ballë të gjithave dhe vazhdojnë të shijojnë momente të lumtura dhe romantike me njëri-tjetrin.
Kohëve të fundit është parë që të ketë sulme të ashpra ndaj banorëve të tjerë për çiftin në fjalë.
E megjithatë mbetet për t’u parë se si do të shkojë marrëdhënia e tyre dhe aludimet e banorëve të tjerë lidhur me atë çka ata kanë krijuar brenda shtëpisë.
Sakaq ‘Vëllai i Madh’ sonte ka vendosur të dërgojë çiftin diku, ku do të jenë vetëm ata të dy.
ks