Eksperti i sigurisë Gurakuç Kuçi ka reaguar ndaj deklaratave të Vojislav Sheshel për gjenocidin në Srebrenica, duke thënë se mohimi i krimeve zbulon më shumë sesa synon të fshehë.
Sipas Kuçit, përpjekjet për të relativizuar gjenocidin përmes debateve mbi numrat apo mënyrën e ekzekutimeve janë pjesë e narrativës serbe për të zhvendosur vëmendjen nga krimet.
Ai shton se një qasje e tillë nuk mohon vetëm të kaluarën, por krijon rrezik për përsëritjen e saj.
Shkrimi i plotë:
𝐃𝐮𝐤𝐞 𝐦𝐨𝐡𝐮𝐚𝐫 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐨𝐜𝐢𝐝𝐢𝐧 𝐧ë 𝐒𝐫𝐞𝐛𝐫𝐞𝐧𝐢𝐜ë, 𝐒𝐡𝐞𝐬𝐡𝐞𝐥𝐢 𝐳𝐛𝐮𝐥𝐨𝐧 𝐦ë 𝐬𝐡𝐮𝐦ë 𝐬𝐞𝐬𝐚 𝐬𝐲𝐧𝐨𝐧 𝐭ë 𝐟𝐬𝐡𝐞𝐡ë
Serbia prej kohësh, përmes narrativave të saj mbi krimet e kryera gjatë viteve ’90 në Kosovë dhe Bosnjë, synon ta zhvendosë debatin nga substanca te teknikalitetet.
Pra, kur krimi nuk mund të mohohet, kërkohet një debat i pafund mbi numrat, metodën ose detajet, në mënyrë që përfundimi të shtyhet vazhdimisht.
Një qasje të tillë e përsëriti dje edhe Vojislav Shesheli, në një intervistë ku qartazi synonte t’i zvogëlonte përmasat e ekzekutimeve në Srebrenicë, duke llogaritur se sa të burgosur mund të pushkatoheshin nga shtatë persona brenda katër ose pesë orëve.
Ai flet për vrasjen e njerëzve sikur të ishte një çështje teknike, një operacion matematikor.
Më pas thotë:
“𝑱𝒖 𝒒ë 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒆𝒏𝒊 𝒑𝒖𝒔𝒉𝒌𝒂𝒕𝒖𝒂𝒓 𝒌𝒖𝒓𝒓ë 𝒂𝒔𝒌ë𝒏𝒅, 𝒏𝒖𝒌 𝒆 𝒅𝒊𝒏𝒊 𝒔𝒆 𝒔𝒊 ë𝒔𝒉𝒕ë”.
Kur gazetari e pyet:
“𝑷𝒐 𝒋𝒖, 𝒔𝒊 𝒆 𝒅𝒊𝒏𝒊 𝒔𝒆 𝒔𝒊 ë𝒔𝒉𝒕ë?”
Shesheli përgjigjet:
“𝑲𝒋𝒐 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒏𝒋ë 𝒑𝒚𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒔𝒉𝒖𝒎ë 𝒑𝒂 𝒔𝒉𝒊𝒋𝒆.”
Ky fragment nuk është vetëm cinik. Ai ekspozon mendësinë e një ideologjie që vrasjet masive i trajton pa asnjë skrupull njerëzor: si numra, kapacitet ekzekutimi dhe llogari kohe.
Kjo është e njëjta logjikë që mohon gjenocidin në Srebrenicë, relativizon masakrën e Raçakut dhe përpiqet t’i shndërrojë krimet në “debate” mbi shifra dhe interpretime.
Kur një krim racionalizohet në këtë mënyrë, rreziku nuk është vetëm mohimi i së kaluarës.
Rreziku është përgatitja morale dhe politike për ta përsëritur atë.
