Horoskopi

Kujdes! Këto 3 shenja janë “thashethemexhie të tmerrshme”

Na ndodh shpesh që të gjejmë veten duke bërë thashetheme, megjithatë disa shenja të zodiakut janë më të prirura se të tjerat. Sado të afërt të jeni me ta, me siguri po flasin pas shpine!

Binjakët

Të udhëhequr nga Mërkuri, ata nuk ndalen kurrë së komunikuari dhe zakonisht kënaqen me atë që mësojnë saqë duan t’ia përcjellin kujtdo. Pra, nëse i thoni diçka interesante një Binjaku, ata nuk do të përmbahen dhe do të thërrasin menjëherë të dashurin, partneren, mamin, madje edhe bisedë në grup. Nuk mund ta dimë nëse vështirësia e Binjakëve për të mbajtur një sekret është e qëllimshme, për t’i shkaktuar dëm dikujt apo thjesht se u jep kënaqësi. Sido që të jetë, mos u mbështetni tek ata për diçka që nuk do të dëshironit ta marrin vesh të gjithë.

Gaforrja

Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni këtij rrethi, jeni mirë. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet e saj. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të informacionit, kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë t’i shpalosë. Edhe një informacion që nuk është në interesin e saj të përhapet, e ka të vështirë ta mbajë gojën mbyllur.

Virgjëresha

Ndryshe nga thashethemexhiet e tjera të zodiakut, është më e rrezikshmja! Ndoshta sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta. Natyrisht, nuk do të ngurrojë të jetë kritik, pavarësisht nëse i flet për një ndryshim karriere apo një ndarje emocionale. Virgjëresha vazhdimisht përpiqet të pajtohet me idenë se të gjithë bëjnë gabime.