LifeStyle

Kujdes! Këto ushqime nuk duhet t’i konsumoni 4 orë para se të notoni

Gjëja e parë që duhet të kemi parasysh është të zhyteni në det të paktën 3-4 orë pas një vakti, edhe nëse disa këmbëngulin që pas një ore gjithçka është në rregull. Ndër të tjera, ka disa ushqime që është më mirë t’i shmangim para se të notojmë.

Bishtajoret si fasulet, thjerrëzat dhe bizelet

Bishtajoret, e sidomos fasulet dhe thjerrëzat, janë ushqime të pasura me fibra, të cilat janë të shkëlqyera për shëndetin e trupit, por jo kur bëhet fjalë për notin. Konsumimi i tyre mund të shkaktojë fryrje, ngërçe dhe parehati intensive në ujë, ndaj është mirë t’i shmangni në muajt e verës.

Ushqime pikante

Ushqimet e pikante mund të shkaktojnë shqetësime gastrointestinale, teksa nëse notoni në pozicion shtrirë, ka shumë mundësi për refluks.

Kafeina

Fatkeqësisht, kafeja është një opsion me rrezikshmëri të lartë, pasi kafeina mund të na mbushë me energji. Nuk ka rëndësi nëse është në kafe apo pije energjike, ajo mund të shkaktojë dehidratim, i cili përkeqësohet edhe më shumë nën diell dhe kripën e detit.

Alkooli

Në të njëjtin kontekst, sado që na pëlqen kombinimi i një pijeje me alkool dhe plazhi, mbase duhet ta mendojmë sërish. Një birrë ose një koktej veror mund të jetë ajo që ne kërkojmë në një ditë të nxehtë në det, megjithatë alkooli, edhe në sasi të vogla, mund të çojë gjithashtu në dehidrim.