ShowBizzz

“Kujta, Kujta”, një pjesë e publikut ofenduan Edonën kur ajo zbriti nga vetura gjatë natës finale të BBVK 2

Transgjinorja Edona James ishte njëra ndër katër finalistet e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo ishte një fenomen më vete i këtij viti, duke bërë për vete publikun me karakterin e saj dhe humorin brenda shtëpi.

Megjithëse është pritur mirë nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, paragjykimet për Edonën vazhdojnë të ekzistojnë.

Një moment jo shumë i mirë u shënua kur ajo mbërriti me veturë në ‘Klan Arena’, për të parë befasinë që kishte rezervuar vëllai i madh për të.

Në mesin e shumë fansave që po prisnin jashtë, nuk munguan disa brohorima ku disa bërtisnin “Kujta Kujta, bravo Kujtim”.

@vushtrria.online

#edonajames #shqip #lajme #bigbrothervipkosova #kosove #kosova #lajme #lajmetefundit #hajgare #fyp

♬ original sound – VushtrriaOnline



ks