Kulaçi është një recetë tradicionale e kuzhinës shqiptare për të cilin herë pas here kemi neps. Mësoni sekretet e tij në këtë video-recetë që përgatitet në shumë pak kohë:
Përbërësit:
-400 g miell
-250 g kos
-1 lugë çaji me kripë
-1/2 lugë çaji me sodë buke
-1 vezë
Përgatitja:
Në tas përziejmë miellin me sodën dhe kripën, rrahim vezën dhe e shtojmë te mielli së bashku me kosin. Formojmë brumin e kulaçit dhe e hapim me duar ose okllai.
E shpojmë me pirun dhe e vendosim në tavë. E pjekim në furrë të para ngrohur me temperaturë 180 gradë për 30-40 minuta derisa të marri ngjyrë dhe brumi të ketë kulluar. E shërbejmë me gjalpë dhe djathë.
Per me teper mund te ndiqni videon me poshte: