ShowBizzz

Kunata e Marina Vjollcës flet për raportin mes tyre

Rida Gërdovci, moderatorja e njohur kosovare ka rrëfyer raportin e saj me Marina Vjollcën. Për ata që nuk e dinë, moderatorja shqiptare është kunata e saj.
Pas një periudhe të gjatë mungese, Rida ishte e ftuar në emisionin ‘N’mal a n’det’ në ATV, ku tregoi gjerë e gjatë për jetën e saj. Por nuk munguan as pyetjet se cili është raporti mes saj dhe Marinës.
Ndonjëherë zihemi në telefon por kjo është shaka, tani ka ardhur edhe një gëzim në jetë që është Marget, dhe raportet i kemi shumë të mira. Ndonjëherë më jep ide për emisionet, ndonjëherë më ndjek.