Lajme

Kupa e Botës i jep lavdi, Messi fiton për herë të 8-të Topin e Artë

Lionel Messi është fituesi i ‘Topit të Artë’. France Football e ka shpallur argjentinasin si lojtarin më të mirë të botës për sezonin që lamë pas. Messi shkëlqeu me Argjentinën duke fituar trofeun më të lavdishëm në futboll, Kupën e Botës.

‘Pleshti’ mposht me një diferencë të ngushtë ‘robotin’ Erling Haaland i cili fitoi gjithçka në nivel klubesh me Manchester City duke u shpallur gjithashtu golashënuesi më i mirë i botës. Me PSG, Leo shënoi32 gola e 25 asiste në 55 ndeshje sezonin e kaluar duke fituar Ligue 1 dhe Kupën e Fracnës.

Messi shton sërish koleksionin e tij të ‘Topit të Artë’ duke e çuar numrin në 8, më shumë se çdokush në histori.