Lajme

Kuqezinjtë mposhtin 3 me 1 Ishujt Faroe

Kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Ishujt Faroe me rezultat 1-3.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga kuqezinjtë nga fillimi deri në fund të saj.

Vetëm pas 20 minutave lojë, kuqezinjtë kanë realizuar golin e parë në këtë duel.

Ka qenë mesfushori ofensivë, Nedim Bajrami që realizoi golin e epërsisë për Shqipërinë pasi u fut bukur në zonë pas një asistimi nga Jasir Asani.

Shqipëria ka mundur të gjej golin edhe në minutën e 32-të, por Sokol Cikalleshi dështoi të realizoi nga pika e bardhë.

Krejt në fund të pjesës së parë ishin vendasit që barazuan me kokë nëpërmjet mbrojtësi Faero.

Kësisoj 45 minutat e pjesës së parë përfunduan baras 1-1.

Me të filluar pjesa e dytë, kuqezinjtë kanë gjetur golin e dytë në këtë duel.

Ishte mesfushori i talentuar Kristjan Asllani që ka realizuar një gol spektakolar nga distanca për ta rikthyer epërsinë e kuqezinjve.

E golin e fundit dhe përfundimtar në këtë ndeshje e realizoi Ernest Muçi në minutën e 92-të.

Ishte një aksion i bukur ku Uzuni asistoi, derisa talenti tiranas realizoi për 1-3.

Me këto tre pikë, Shqipëria ngjitet në vendin e dytë në tabelë me gjashtë pikë, një më pak se Çekia që ndodhet në vendin e parë me shtatë pikë.