ShowBizzz

“Kur do të na sjellësh nusen në shtëpi për të bërë dasmë tradicionale”, Armando Broja vihet në siklet gjatë emisionit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Kampionët”, që moderohet nga Marina Vjollca.

Në kuadër të pyetjeve hipotetike (fiktive), Broja u vu në siklet nga ato që i parashtroi moderatorja.

Krejt në fund, një pyetje që kinse iu parashtrua nga nëna e tij, sulmuesi u pyet se kur “do i çonte nuse në shtëpi për të bërë dasmë tradicionale”.

Broja më pas u vu në siklet nga kjo, ndonëse pa dhënë ndonjë përgjigje konkrete ai u përgjigj me: “Ua”.

Ishte më pas Gentian Zenelaj, i cili menjëherë u inkorporua në bisedë duke i dalë në mbrojtje.

“Një herë erdhi në studio dhe e martuam djalin”, tha aktori Zenelaj.

Jeta personale e futbollistëve është një temë që zgjon gjithmonë kureshtjen dhe vëmendjen e të gjithëve në mediet e shtypit rozë.