ShowBizzz

“Kur i bën një të mirë dikujt.. ”, “Shko shërohu”: Plas keq mes Dafinës dhe Taynas!

Tayna permendi në disa nga intervistat e saj të fundit në edicionet festive arsyen e ftohjes së raporteve mes saj dhe Dafinës, duke thene se shkak i kesaj situate kishin qenë ndërhyrjet nga palët e treta. Por me këtë deklaratë nuk po pajtohet Dafina, e cila në profilin e saj zyrtar të fansave në Instagram, rragoi ashper duke pohuar se ka një arsye të veçantë kur prishet me dikë, dhe se nuk mund të jetë një “keqkuptim” i vogël apo diçka e thënë nga dikush.

"Kur i bën një të mirë dikujt.. ”, "Shko

“Hmm… E keqja është kur bën një të mirë dikujt dhe pastaj e kthen pas një kohe shumë të shkurtër me të keq. Ti? S’e di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ti? Kur ke bërë gjithçka? Duhet ta mbrosh atë person tek të tjerët që kanë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të ndahem nga dikush për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth, sepse nuk jemi më 10-vjeçarë, por 25-30 vjeçarë. Nëse do të ishte një keqkuptim, do ta kishim sqaruar dhe do të kishim kaluar. Fjalët e njerëzve përreth? Nuk kam njerëz që merren me thashetheme. Askush nuk fiton kur tenton të tërheqë vëmendje duke poshtëruar atë që të ka ndihmuar”, ka shkruar Dafina në Instagram.

"Kur i bën një të mirë dikujt.. ”, "Shko

Ndërkohë, edhe Tayna “goditi” me një status në Threads, ku thuhej: “Të gjithë e dimë kush kë e ka ndihmuar në atë kohë. Ndalo së qenuri deluzionale. Shko shërohu dhe mos më bëj të shkoj atje”.



bal