ShowBizzz

“Kur isha çapaçul” – Luizi publikon një fotografi nga fëmijëria

Ai po vazhdon akoma të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në showbizin shqiptar.

Bëhet fjalë për fenomenin e këtij viti, Luiz Ejllin, i cili edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 2 është thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes.

I ndjekur nga mbi 600 mijë njerëz vetëm në Instagram, artisti shkodran ndan me fansat postime të ndryshme.

Krijuesi i hitit “Me ty” së fundmi ka publikuar një fotografi në rrjete sociale kur ka qenë fëmijë.

“Kur isha çapaçul”, kanë qenë fjalët që ka shkruar krahas këtij postimi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Të shumta qenë komplimentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në sesionin e komenteve.

I njëjti është i angazhuar vazhdimisht me mbrëmje e koncerte anë e mbanë botës.

37-vjeçari ishte në turne në Amerikë e pas kësaj edhe në Londër.