ShowBizzz

“Kur mami kishte kancer..”, Arbana Osmani ndan përvojën e trishtë me ndjekësen!

Arbana Osmani së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në Instagram, dhe një prej tyre e ka pyetur se si përballohet humbja e mamit në moshë të re.

“Kur mami kishte kancer..”, Arbana Osmani ndan përvojën e

Kjo pyetje e ka prekur jo pak Arbanën dhe ka zgjedhur që t’i përgjigjet, “Kjo më bëri të qaj. Nuk e di, besoj nuk ka diferencë mosha, një humbje e tillë është gjithmonë e dhimbshme kurdo që vjen. Nëna ime ka qenë në rrezik për jetën kur në kemi qenë shumë të vegjël dhe për shumë vite me rradhë une kam jetuar me frikën se kanceri mund të rishfaqej një ditë dhe mund ta humbisja papritur. E të betohem vetëm mendimi më lëndonte aq shumë. Të sugjeroj DR Laura Berman, ka podcasts dhe video në yt mbi grief and loss që besoj do të të ndihmojnë shumë të përballosh humbjen. Më vjen vërtet shumë keq”, ka shkruar ajo.

“Kur mami kishte kancer..”, Arbana Osmani ndan përvojën e

Një tjetër ndjekës e ka pyetur se a është krenare për Arbanën e vogël, se sa shumë ka evoluar dhe është rritur si profesionalisht ashtu personalisht,

“Shiko, unë jam rritur nga prindër shumë kërkues që nga unë kishin pritshmëri shumë të larta; dhe nuk kam dashur ti zhgënjej asnjëherë. E duke mos dashur të zhgenjej ata jam përpjekur të bëj maksimumin gjithmonë në çdo gjë që merrja përsipër edhe kur ajo gjë nuk më bënte të lumtur. Kam qenë shpesh herë vetëndëshkuese. Më janë dashur shumë vite (dhe tre fëmijë:) të arrij të jem më pak e sertë me veten dhe ta dua pak me shumë Arbanën edhe kur ajo bën gabime. Akoma nuk ia dal plotësisht gjithmonë të vë veten time të parën, (siç këshillojnë psikologët) por working on it:) Le të themi që jam krenare për marrëdhëniet që kam krijuar me njerëzit që kam përreth dhe kufijtë që kam vënë për qetësinë dhe mirëqenien time”, ka shkruar ajo.

“Kur mami kishte kancer..”, Arbana Osmani ndan përvojën e



bal