ShowBizzz

Kur mësoi lajmin se do bëhet baba, rrëfehet Bardhi: “Gjysëm ore s’po e besoja”

I ftuar për “Prive” së fundmi ka qenë këngëtari Bardhi. Siç e dimë ai është në lidhje me Sara Gjordenin dhe janë në pritje të vajzës së tyre të parë.

Lidhur me këtë, Bardhi është rrëfyer për “Prive” duke treguar emocionet e papërshkrueshme të momentit që mësoi se do të bëhej baba.

“Emocion i papërshkrueshëm. Gjysmë ore nuk po e besoja dot fare, pastaj fillova të bie në realitet. Jam gëzuar shumë. Që atë ditë kam lajmëruar familjen, kemi qarë bashkë, kam folur me babin, me nënën…”,- tregon këngëtari për çastin kur mësoi se do të bëhej baba.

Për pyetjen nëse ishte shtatzëni spontane apo e qëllimshme, Bardhi tha:

“E qëllimshme, shumë e qëllimshme. Edhe në BB e kam thënë, edhe jashtë e kam thënë “je nëna e fëmijëve të mi”. Kisha qejf ta kisha një fëmijë sa më shpejt. Deshi Zoti dhe na bekoi…”

Pas lajmit, Bardhi i shkroi një tekst vajzës së tij, të cilin fillimisht e krijoi për vete, për të nxjerrë mllefin, por pastaj e bëri këngë që ta ndante me të gjithë ata që, mbase si ai, në një moment të vështirë, kanë nevojë të ndiejnë se nuk janë vetëm…



lokimagazine