Një moment i tensionuar në Ferma VIP vijon të prodhojë reagime në rrjet dhe mes personazheve publikë.
Pas deklaratës së fortë të konkurrentes Ola, e cila përdori një fjalor të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani, në mbështetje të kësaj të fundit ka reaguar edhe këngëtarja Anxhela Peristeri.
Të lidhura
None found
Përmes një postimi në Instastory, Peristeri ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj me një mesazh të shkurtër, por domethënës.
“Lexova diku: Kur ofendimi të vjen nga balta nuk të bën pis! Ditë të mbarë”, shkruan artistja, duke lënë të kuptohet qartë distancimin nga gjuha e përdorur dhe mbështetjen për figurën e moderatores.
Reagimi i saj është interpretuar gjerësisht si një kundërpërgjigje indirekte ndaj situatës së krijuar në spektakël, e cila ka ndezur debat mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe etikën e gjuhës publike.
Në të njëjtën linjë janë rreshtuar edhe figura të tjera të njohura, që kanë dënuar përdorimin e fyerjeve dhe kanë theksuar rëndësinë e respektit në hapësirat televizive.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje diskutimin mbi mënyrën se si trajtohen konfliktet në formatet reality dhe ndikimin që këto mesazhe kanë tek publiku. Ndërkohë, mbështetja ndaj Arbanës duket se po rritet, duke e kthyer këtë episod në një nga më të komentuarit e ditëve të fundit.
