Billi Eilish rrefeu në podkastin ‘Miss Me?’, të Lily Allen dhe Miquita Oliver, se dhe ajo eshte bere viktime e ghosting-ndërprerja e papritur e çdo lloj komunikimi me dikë me të cilin keni një formë lidhjeje, pa i dhënë asnjë lloj shpjegimi.
“Ishte cmenduri. Që nga ajo ditë, ai nuk më ka dërguar asnjë mesazh,” tha Billie, duke kujtuar episodin që ndodhi dhjetorin e kaluar. “Mendova se ai kishte vdekur. E njihja prej vitesh dhe në telefon një ditë kishim lënë një takim për në orën 15:00. Por, nuk mora më asgjë vesh prej tij”, nënvizoi ylli i lindur në vitin 2001, qe me pas e pa personin ne fjale të dilte me dikë tjetër. “Unë nuk e dija që njerëzit e bënin këtë gjë.”
Artistja kaliforniane – e cila u bë e njohur në vitin 2015 kur ishte vetëm 14 vjeç, me këngën ‘Ocean Eyes’ – tregoi gjithashtu se si popullariteti kishte një ndikim negativ në marrëdhëniet e saj. “Kur u bëra e famshme humba të gjithë miqtë e mi, nuk mund të lidhesha me askënd. Ishte e vështirë”. Pika e kthesës dy vjet e gjysmë më parë, në ditëlindjen e tij të njëzetë: “Të gjithë të pranishmit ishin njerëz që i kisha punësuar”. Një ndërgjegjësim që mori fund kur një nga punonjësit e saj, pasi dha dorëheqjen, nuk i përgjigjej më. “Ishte gjëja më e keqe që më ka ndodhur ndonjëherë. Më bëri të kuptoj se për ta ishte një punë dhe se nëse do të linin punën nuk do të donin të më shihnin më. Kam shumë frikë nga humbja”-tha ajo.
bal