ShowBizzz

Kurorëzohet motra e Gjestit, zbulohen pamjet nga ceremonia

Blerina, motra e Gjestit, i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin.

Një video e publikuar nga vetë ata në TikTok, tregon Blerinën së bashku me partnerin e saj gjatë ceremonisë së martesës në komunë.

Kujtojmë se më 30 Prill kemi raportuar për fejesën e Blerinës, ndërsa ajo, herë pas here, ka ndarë me ndjekësit momente nga lidhja e saj.

Në videot e publikuara në TikTok, ajo është shfaqur shpesh krah partnerit, duke treguar momente nga jeta e tyre së bashku.

Tani, duket se çifti ka bërë hapin e radhës në lidhjen e tyre, duke e kurorëzuar dashurinë edhe zyrtarisht.

Pamjet nga ceremonia kanë marrë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa Blerina dhe partneri i saj shihen të lumtur teksa nisin një kapitull të ri të jetës së tyre së bashku.

Urojmë që ky kapitull i ri të jetë i mbushur me dashuri, lumturi dhe momente të bukura për çiftin.

@itsatdheblerina ♥️💍🥹 ♬ orijinal ses – trdecormod

Të Ngjashme