Lajme

Kurti dhe Hoxha diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, gjatë të cilit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin në nivel rajonal e ndërkombëtar.

Pas takimit, Kurti theksoi rëndësinë e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke nënvizuar se dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta kombëtare dhe strategjike.

Ai vlerësoi se bashkëpunimi i ngushtë mes Prishtinës dhe Tiranës mbetet një element kyç për avancimin e qëllimeve të përbashkëta politike, ekonomike dhe diplomatike.

Sipas Kurtit, koordinimi i veprimeve dhe qëndrimeve ndërmjet dy qeverive është i domosdoshëm për të forcuar pozitën e shqiptarëve në rajon dhe për të çuar përpara proceset integruese.

“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyeshme, janë marrëdhënie të dy shteteve të të njëjtit komb. Andaj, bashkërendimi dhe bashkëveprimi nuk është zgjedhje por detyrë kombëtare“, ka shkruar Kurti në Facebook.

Të Ngjashme