Lajme

Kurti flet për raportet me Amerikën pasi u akuzua nga Besnik Tahiri se nuk u pranua asnjëherë në State Department

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, për Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin amerikan të Shtetit.

Kjo pasi Tahiri tha se Kurtit “nuk i ka shkelur këmba në Shtëpinë e Bardhë dhe Departamentin amerikan të Shtetit”.

“Kam vështirë të diskutoj sepse me gjithë respektin, deputeti Tahiri në fjalën tuaj hyrëse ju thatë kryeministrit nuk i ka shkelur këmba në Departamentin amerikan të Shtetit dhe Shtëpi të Bardhë. Sekretarin Blinken ku e kam takuar? Jake Sullivan ku e kam takuar? Ne mund të diskutojmë për bindje dhe opinione të ndryshme, për mendime dhe qëllime të ndryshme, por nëse ju i mohoni faktet aty nuk ka debat më”, tha Kurti.