Lajme

Kurti: Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë gjaku i dëshmorëve është në themelet e shtetit të Kosovës dhe se është obligim i të gjithëve që të punohet në forcimin dhe zhvillimin e shtetit.

Kurti kështu është shprehur në Facebook ku ka njoftuar se ka vizituar kompleksin memorial në Puset e Nikës për të bërë homazhe në shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Hanit të Elezit.

“Gjaku i dëshmorëve është në themelet e Republikës, andaj është detyrim e obligim i të gjithë neve që e gëzojmë Kosovën e lirë e të pavarur ta forcojmë dhe zhvillojmë shtetin, për të cilin kanë kontribuuar dhe janë sakrifikuar breza të tërë shqiptarësh. Lavdi 15 dëshmorëve të kësaj komune dhe të kombit mbarë! Nderime luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Kurti.

Të Ngjashme