Gjykata e Gjilanit ka shqiptuar dënimin prej 25 vjetësh burgim ndaj Egzon Shallkit, i akuzuar për rastin tragjik që përfundoi me vdekjen e Auron Ferizit.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur më 8 shtator 2025, në parkun “Bafti Haxhiu” në Viti, ku Auron Ferizi ishte goditur rëndë nga një veturë.
Pas incidentit, Ferizi ishte dërguar për trajtim mjekësor, por, pavarësisht përpjekjeve të stafit shëndetësor për ta shpëtuar, ai nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në kujdesin intensiv.
Rasti kishte tronditur qytetarët, ndërsa vdekja e Ferizit kishte ngritur shqetësime lidhur me rrethanat në të cilat kishte ndodhur ngjarja.
Pas zhvillimit të procedurave gjyqësore, Gjykata e Gjilanit ka vendosur që Egzon Shallki të dënohet me 25 vjet burgim për rastin që mori jetën e të riut Auron Ferizi.
