Lajme

Kurti i shpreh ngushëllime kryeministrit spanjoll pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar kryeministrin e Spanjës, Pedro Sánchez për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident i rëndë që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë.

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, shkroi Kurti në X.

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe 80 të tjerë janë plagosur pasi dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën në provincën Toledo të Spanjës, me frikën se numri i të vdekurve mund të rritet akoma më shumë.

Numri i personave të prekur pritet të rritet ende thanë autoritetet lokale, me shqetësimet në rritje për një “tragjedi të madhe”.

Trenat e prekur mendohet të jenë Iryo 7076 me 146 pasagjerë plus një foshnjë në bord, dhe AVE 2080 me 397 pasagjerë në bord, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 544 persona në të dy trenat.

Hetimet e hershme tregojnë për një defekt të mundshëm të sinjalizimit që kontribuoi në rrëzim, raportuan mediat spanjolle./teve1.info/

Të Ngjashme