
5
Dje në fshatin malor Bogë të Rugovës u zhvilluan Lojërat Tradicionale “Rugova 2025”, ku pjesëmarrës nga e gjithë Kosova dhe rajoni garuan në disiplinat e rrëzimit të duarve, hedhjes së llastarit, gurapeshit, tërheqjes së litarit dhe ngjitjes në shilor.
Kryeministri Albin Kurti, në një postim në Facebook, theksoi rëndësinë e këtyre lojërave për ringjalljen e zakoneve dhe legjendave të maleve tona të larta, duke i cilësuar si pasuri kombëtare me vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe shpirtërore.
Në të njëjtën kohë, Kurti njoftoi se po punohet për rindërtimin e rrugës Pejë-Kuqishtë, që do ta bëjë më të lehtë dhe më të shpeshtë vizitën e bjeshkëve të Rugovës. Për këtë, është nisur studimi i fizibilitetit me një vlerë rreth 15 milionë euro, ndërsa sanimi i rrugës po vazhdon prej tre muajsh dhe kushton rreth 1.7 milionë euro.