
I nominuari edhe për një mandate për kryeministër dhe kryeministri aktual, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është me fat që gjatë katër viteve të kaluara ku pati sfida ka pasur në krah qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kurti në fjalimin e tij pas nominimit për kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit në Mbledhjen e Këshillit të LVV-së, tha se janë përballë me sfida të pa precedent gjatë mandatit qeverisës, ku përmendi pandeminë, rritjen e çmimeve, mungesën e furnizimit me energji e agresionin e Serbisë, që sipas tij ka qenë në rritje.
“Përballë këtyre krizave, Kosova është me fat që ke ka pasur në krah qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje. Kemi arritur t’i kapërcejmë këto kriza afatshkurta, por jo vetëm kaq. Kemi arritur të vendosim themelet afatgjata për një shoqëri për drejtësi, barazi e zhvillim”, tha Kurti, raporton teve1.info.
Kurti ka thënë se zgjedhjet e vitit 2025 do të jenë të veçanta për Kosovën, por edhe për Lëvizjen Vetëvendosje.
“Këto zgjedhje do të jenë të veçanta jo vetëm për Kosovën, por edhe për Lëvizjen tonë, sepse misioni ynë nuk do të jetë vetëm të shpalosim një program politik për 4 vitet e ardhshme, por ë sigurohemi që qytetarët të jenë të informuar në detaje për të gjitha të arriturat e qeverisjes sonë dhe gjithë sfidat që kishim përballë”, tha Kurti.
Kurti ka folur pas nominimit edhe për një mandat për kryeministër
Ndërsa, nënkryetari i kësaj partie Glauk Konjufca, tha se qeverisja e Vetëvendosjes ishte më e mira që ka pas Kosova.
Konjufca tha se kanë sjellë një kulturë të re të qeverisjes, e cila nuk bën kompromise me shtetësinë.
“Kemi marrë vendime të guximshme, që si ndahet më shumë buxhet për nënat, fëmijët , pleqtë e studentët. VV-ja ka sjellë një kulturë të re të qeverisjes e cila nuk bënë kompromise me shtetësinë, e mbron interesin tonë shtetëror , ashtu siç duhet dhe e lufton korrupsionin me çdo mjet”, tha ai.