Lajme

Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar masakrat në Studime të Vushtrrisë dhe atë në Poklek të Ri të Drenasit.

Kurti ka thënë se këto dy masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullatës civile.

“Më 31 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë, nga 7 deri në 74 vjeç. Një vit më herët, më 31 maj 1998, dhjetë civilë shqiptarë u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura serbe në Poklek të Ri të Drenasit. Këto masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullsisë civile shqiptare, si dhe të rrugës së mundimshme të popullit tonë drejt çlirimit, pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Ato mbeten kujtesë e përhershme e çmimit të lartë të lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se janë është e përkushtuar për drejtësi, për ruajtjen e së vërtetës historike dhe për një Republikë gjithnjë e më të fortë.

Të Ngjashme