Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë sonte konferencë për media, në orën 19:45, në Zyrën e Kryeministrit.
Lajmi është bërë i ditur nga Arlind Manxhuka, i cili përmes një njoftimi ka ftuar përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin konferencën.
Nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me temën për të cilën do të flasë kryeministri Kurti..
Konferenca pritet të sjellë më shumë informacione rreth zhvillimeve aktuale dhe qëndrimeve të Qeverisë.
