Kanë mbetur edhe vetëm pak orë deri në orën 24:00, kur kalon afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit. Tani për tani nuk ka ndonjë shenjë se do të mbahet sonte seanca e Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja po kërkon që Kuvendi i Kosovës të miratojë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.
Kryeministri, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po kërkon që sonte të bëhet zgjedhja e presidentit, ndërsa të enjten miratimi në lexim të dytë i Projektligjit për Specialen.
Kurti paralajmëroi konferencë për media sonte në orën 19:45.
Ndërsa, Iniciativa “Jo në emrin tim” paralajmëroi për sonte në orën 21:00 protestë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
