Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të “Global Progressive Mobilisation” që po mbahet në Barcelona, ku është zhvilluar një darkë me liderë të rëndësishëm të politikës progresive ndërkombëtare.
Në këtë takim, Kurti u shoqërua nga figura të njohura, si kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez, eurodeputetja Katarina Barley, ministrja sllovene Tanja Fajon, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, politikani britanik David Lammy, si dhe emra të tjerë të rëndësishëm si Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbeil dhe Giacomo Filibeck.
Sipas Kurtit, diskutimet gjatë këtij takimi janë fokusuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që adresojnë nevojat reale të qytetarëve.
Ai theksoi se ky mobilizim i përbashkët tregon një unitet të shtuar mes forcave progresive në nivel global, me synim avancimin e drejtësisë sociale, barazisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Postimi i plotë:
Në ditën e dytë të Global Progressive Mobilisation në Barcelona, pata kënaqësinë të jem pjesë e darkës së liderëve, ku ishin të pranishëm figura të rëndësishme të politikës progresive ndërkombëtare si Pedro Sánchez, Katarina Barley, Tanja Fajon, Edi Rama, David Lamy, Kathleen Van Brempt, Andreas Babler, Lars Klingbell dhe Giacomo Filibeck së bashku me shumë liderë të tjerë progresistë.
Diskutimet u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, përballjen me sfidat globale dhe ndërtimin e alternativave progresive që i përgjigjen nevojave reale të qytetarëve.
Ky mobilizim i përbashkët dëshmon se progresistët janë më të bashkuar se kurrë në historinë e re në përpjekjet për drejtësi sociale, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
