Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në intervistën e tij në “Politiko” foli për shkuarjen në zgjedhje të reja edhe për rrezikun që mund të përsëritet bllokada e njëjtë.
Sa i përket kësaj çështje, Kurti u shpreh optimist se zgjedhjet do ofrojnë zgjidhje dhe se LVV do marrë 60 për qind të votave, përcjell “Bota sot”.
“Unë nuk kam nevojë për fitore të re, por opozita ka nevojë për humbje të re.
Nëse i bëjmë 60 për qind, do ndryshojnë gjërat”, deklaroi kryeministri në detyrë.
