Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për djegien e shtëpisë në lagjen “Berxhani” në Mitrovicën Veriore.
I pari i Qeverisë tha se kryesit e kësaj vepre do të ndiqen nga organet e drejtësisë.
“Ka deklaruar tashmë Policia e Kosovës, ne do të bëjmë stanimin e këtij dënimi, ndërkaq ata të cilët e bëjnë këtë krim me këtë koktej molotovi pa dyshimtë që do të ndiqen nga organet e Republikës së Kosovës”, deklaroi Kurti.
Ndryshe, në një shtëpi në veri të Mitrovicës dyshohet se është hedhur koktej molotovi, ku si pasojë është përfshirë nga zjarri dera e hyrjes së shtëpisë.
Policia ka konfirmuar rastin duke shtuar se patrulla policore kishte vërejtur të dalë tym nga një shtëpi.
E për këtë rast, ka reaguar edhe Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ku ka thënëë se ky akt është nxitje e mosdurimit etnik që nxitet nga Vuçiqi./teve1.info/