ShowBizzz

Kurti: Serbëve s’po u themi ta marrin valutën e re Dardan të Kosovës, por Euron e BE-së

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se rregullorja e BQK-së për transaksione nuk e vë në funksion lekun e Shqipërisë e as, siç u shpreh ai, valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës.

“Nuk po u themi serbëve të Kosovës të marrin Lekun e Shqipërisë, e as valutën e re Dardan të Republikës së Kosovës, por euron e BE-së, që ne vetë e kemi përvetësuar nga 1 janari i vitit 2002, pasi deri atëherë e kishim Markën e Gjermanisë”, tha Kurti në konferencën për media në 3 vjetorin e qeverisjes së tij, raporton Klankosova.tv.

Sot ndërkaq është dita e fundit për dërgimin e propozimeve për çështjen e dinarit, siç u dakordua në takimin e fundit në Bruksel mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkoviq me Lajçakun.

Kurti ndërkaq tha se ende s’ka përfunduar dita për dërgimin e propozimeve.

“Rregullorja e BQK-së është e panegociueshme. BQK është edhe lart edhe përpara, edhe sipër nesh edhe na prin. Përveç që kanë marr një rregullore të re, ata kanë ofruar edhe një plan 10 pikësh për tranzicion të lëmueshëm tremujor. Nëse ka pasoja në terren që kanë të bëjnë me resorët e ekzekutivit, do t’i përgjigjemi, ne nuk jemi as lokomotiva e as vagoni i parë, jemi vagoni i dytë. Nëse ka ndonjë të moshuar serb që për 24 vjet nuk ka parë euro kurrë, vetëm dinarin dhe vetëm kesh, ne nuk dëshirojmë që ai ose ajo të mbetet keq dhe për këtë, si qeveri, do të shprehim gatishmërinë tonë për të ndihmuar. Por, i vetmi mjet pagese është euro dhe dinarët kesh në thasë të furgonave nuk mund të kalojnë kufirin sepse duhet të bëhet formalizimi i transaksioneve financiare dhe në të njëjtën kohë të luftohen të gjitha aktivitetet ilegale”, potencoi kryeministri Kurti.



ks