Lajme

Kurti takohet me ambasadorin e Gjermanisë, flasin për zhvillimet dhe temat aktuale në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka mirëpritur në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas komunikatës së Qeverisë, në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunim në projektet zhvillimore në Kosovë dhe Gjermani, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.

Tutje, kryeministri  ka shpreh mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës si dhe e ka falënderuar ambasadorin për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm./teve1.info/