Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se po po zhvillon një vizitë zyrtare në Hagë, ku bashkë me ambasadorin Dren Doli, po shënojmë Ditën e Biznesit të Kosovës.
“Kosova është një ekonomi e re, dinamike dhe e orientuar drejt reformave.
Vitet e fundit kemi bërë përparim konkret në forcimin e themeleve ekonomike dhe në përmirësimin e klimës së investimeve”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Shkimi i plotë:
Dje dhe sot po qëndroj në Hagë, e shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli, ku po shënojmë Ditën e Biznesit të Kosovës.
“The Kosovo Business Day in The Hague” bashkon liderë biznesi, investitorë dhe përfaqësues institucionalë për të eksploruar mundësi konkrete për tregti, investime dhe partneritete strategjike ndërmjet Kosovës dhe Holandës.
Kosova është një ekonomi e re, dinamike dhe e orientuar drejt reformave. Vitet e fundit kemi bërë përparim konkret në forcimin e themeleve ekonomike dhe në përmirësimin e klimës së investimeve. Vizioni ynë është i qartë: ndërtimi i një ekonomie konkurruese, inovative dhe të qëndrueshme, e integruar plotësisht në tregjet rajonale dhe evropiane.
