Lajme

Kush e donte të vdekur Mir Bitocin? Zbardhet emri i autorit të atentatit të dështuar në Elbasan; policia sekuestron armën

Policia e Elbasanit ka identifikuar dhe arrestuar Poli Boricin, 52 vjeç, si autorin e dyshuar të tentativës për vrasjen me armë të Ermir Këndezit (Bitoci), 50 vjeç, ngjarje e ndodhur këtë të shtunë në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “28 Nëntori”.

Identiteti i të dyshuarit është bërë i ditur pas operacionit policor të koduar “Reagimi”, ndërsa gjatë veprimeve në terren është gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë, me të cilën dyshohet se Borici tentoi të qëllonte 50-vjeçarin.

NEWS  “Nuk është mirë t’ia prishësh imazhin asaj vajzës jashtë”/ Miri dhe Edisa bisedojnë për SelinSipas njoftimit zyrtar, policia kishte marrë informacion se një person kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin e identifikuar si Ermir Këndezi. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet policore nisën punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

“Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, kur Policia ka marrë njoftim se një shtetas kishte tentuar të vriste me armë zjarri shtetasin E. K., 50 vjeç. Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, uniformat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e shtetasit P.B; 52 vjeç, i dyshuar si autor i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

NEWS  Hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategoriveGjatë veprimeve të kryera në terren, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit tip pistoletë, me të cilën dyshohet se 52-vjeçari ka tentuar të qëllojë 50-vjeçarin.

Të Ngjashme