Kuriozitete

Kush e shpiku akulloren?

Sipas legjendës, akullorja u shpik nga kinezët e lashtë, u soll në Itali nga Marco Polo, në Francë nga Catherine de Medici dhe që andej në Amerikë nga Thomas Jefferson. Megjithatë, e vërteta rreth ëmbëlsirës së preferuar të verës me qumësht të ftohtë është pak më e vështirë për t’u përcaktuar.

Pijet dhe ëmbëlsirat me akull kanë ekzistuar që të paktën në vitin 4000 p.e.s., kur fisnikët përgjatë lumit Eufrat ndërtuan akullore për të zbutur vapën e verës në Mesopotami.

Në Kinën e lashtë (rreth 200 p.e.s.) përgatitnin një lloj “akulloreje” me oriz, qumësht dhe borë, që ngjan me versionin më të hershëm të saj.

Akulloret e para evropiane me ujë ka të ngjarë të jenë prodhuar në Itali gjatë fillimit të viteve 1600. Përshkrimet e ëmbëlsirave me akull datojnë që nga vitet 1620 dhe deri në mesin e shekullit ato ishin një tipar i banketeve në Paris, Firence, Napoli dhe Spanjë citon History.

Moneytizer Paragrafi 4

Në vitin 1672, anglezi Elias Ashmole regjistroi se “një pjatë me akullore” i ishte shërbyer Mbretit Charles II në një banket. Në vitin 1694, Antonio Latini, një administrator napolitan, botoi një recetë për një pije qumështi të mbushur me kungull të sheqerosur.

Në fund të shekullit të 19-të, Amerika ishte një vatër e inovacionit në akullore. Një farmacist nga Filadelfia përzjeu akulloren e parë me sodë në vitin 1874. Gotat e para të ngrënshme të akullores u patentuan në vitet 1880.

Ndërsa kaushi u bë i njohur kur u prezantua në Panairin Botëror të St. Louis në vitin 1904 , dhe akullorja me kaush u patentua në vitin 1923.

Të Ngjashme