ShowBizzz

“Kush e vrau Dianën”, dokumentari për vdekjen e princeshës që do trondisë publikun!

Rreth tre dekada pas vdekjes së saj, Princeshë Diana është ende në zemrat dhe mendjet e shumë njerëzve. Një dokumentar i ri do të tregojë detaje të reja për vdekjen e saj në vitin 1997. Në një serial të ri dokumentarësh, “Who Killed Diana” do të trajtohen rrethanat e vdekjes së princeshës në moshën 36-vjeçare. Ekipi ka premtuar intervista të rralla me burime kyçe dhe “do të hedhë dritë në çështjen që prej dekadash ka marrë vëmendjen e të gjithë botës” dhe ende mbart mistere, thote pamfleti.net. “Who Killed Diana?” do të jenë episodet e para të serialit që do të piketojë figura ikonike dhe do të ekzaminojë “historitë njerëzore dhe kontekstin historik të këtyre çështjeve”. Seriali është ndërtuar nga e njëjta skuadër që realizoi “Who Killed Jill Dando” dhe “The Mystery of Marilyn Monroe”.

“Kush e vrau Dianën”, dokumentari për vdekjen e

Nuk  dihet se kur do të jetë data e daljes së serialit, por do të jetë  i ndarë në tri pjesë. “Eksplorimi i grave legjendare përmes dokumentarëve gazetareskë investigativë është një pasion i imi”, tha producentja Emma Cooper. “Njësoj siç bëmë me ‘The Mystery of Marilyn Monroe’, kemi marrë një histori që bota mendonte se e njihte dhe kemi zbuluar të vërteta të fshehura. Jam e vendosur që t’i qasem kësaj gruaje të dashur dhe ikonike me perspektiva të reja, zëra të rinj dhe detaje të pathëna”. Diana ndërroi jetë gjatë një aksidenti automobilistik në Paris. Me të ndodhej i dashuri i saj Dodi Al Fayed dhe shoferi, Henri Paul.



bal