Maturantja e Shkollës së Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë, Ornela Bytyqi, ishte një nga emrat më të komentuar në mbrëmjen e maturës 2026, falë paraqitjes së saj mahnitëse dhe plot klas.
E veshur me një fustan glamuroz në ngjyrë argjendi, të mbuluar me detaje vezulluese që reflektonin luks dhe elegancë, Ornela dukej si një yll, shkruan Indeksonline.
Pamjen e saj elegante e kompletoi me një pallto të bardhë me pupla dhe aksesorë modernë që i shtuan edhe më shumë hijeshi paraqitjes.
Përveç bukurisë dhe stilit unik, vëmendje të madhe mori edhe vetura super luksoze Lamborghini, pranë së cilës maturantja realizoi fotografi mbresëlënëse nga fotografi Norik Uka.
Me vetëbesimin, elegancën dhe paraqitjen glamuroze, Ornela Bytyqi padyshim u rendit ndër maturantet më të bukura dhe më të dalluara të këtij viti në Prishtinë.



@ornela_bytyqi1 PROM QUEEN 🤩💎🥇 ♬ original sound – itsss__D
