Lajme

Kush ishte ‘kapelja’, trafikanti që i shpëtoi policisë në operacionin antidrogë në Fushë-Kuqe! Njihet si një ndër skafistët më të aftë

Nga dosja e siguruar nga Report Tv sa i takon operacionit antidrogë ‘Flakë në det’ del në skenë një tjetër emër i cili mesa duket i ka shpëtuar policisë së shtetit dhe Guardia di Finanzia-s.

Bëhet fjalë për Arben Dalipajn, i cili figuron në dosje me pseudonimin ‘Kapelja’ dhe kishte komunikime me ish efektivin Arlind Ismailukaj. Në dosje përmendet se gomonen me drogë e drejtonte Besnik Brokeri dhe Arben Dalipaj, të cilët nisën kanabisin nga lokali i Nurim Çelës dhe do sillnin kokainën po në këtë restorant në zonën e Luginës së Patokut. Dalipaj njihet si një ndër skafistët më të aftë në vend.

Guardia di Finanzia dhe policia e shtetit arrestoi në flagrancë 6 trafikantët por u shpëtoi ‘kapelja’ i cili mund të ketë ikur me not ose me ndonjë nga gomonet e cila mund të ketë pasur edhe drogën e ngarkuar. Detaji i fundit është i pakonfirmuar dhe priten të zbardhen.Plani i gjashtë trafikantëve ishte të shkëmbenin nëpërmjet ujërave detarë kanabisin për kokainë dhe më pas drogën ta dorëzonin tek lokali ‘Royal Blu’ që ndodhet në Luginën e Patokut.