ShowBizzz

Kush nga figurat tone publike po e pret Shën Valentinin i/e lumtur këtë vit

Sot është dita e Shën Valentinit, festë kjo që i pret të dashuruarit me lule e dhurata të ndryshme.

Këto janë disa nga figura tona publike që kanë ndarë momente speciale të surprizave që kanë marrë sot.

Sara dhe Ledioni

Sara dhe Ledioni janë ndër çiftet më të komentuara të show bizit.

Kjo ditë e të dashuruarve e kthej mbrapa Sarën e cila me nostalgji sot publikoj fotot nga dasma, e veshur me vello të bardhë.

Duket se çifti janë të lumtur e të përmbushur me familjen e tyre të vogël.

Kiara dhe Luizi

Kiara dhe Luizi këtë Shën Valentin po e presin krejtësisht ndryshe, shkruan Kosovarja.

Ndonëse të lumtur krah njëri tjetrit, ata janë edhe në pritje të ëmbël.

Kiara sot publikoj një video teksa filloj ditën nën tinguj e muzikës së Luizit.

Kader dhe Lumbardh

Kaderi dhe Lumbardhi janë çifti më i ri, por edhe me audiencë më të madhe të momentit.

Ata kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre para pak muajve në “BBVK”.

Ky Shën Valentin i gjeti Kaderin dhe Lumbardhin me puthje e përqafime nga njëri tjetri.

Elita dhe Gjiko

Elita dhe Gjiko për ditën e dashuruarve kanë zgjedhur të udhëtojnë jashtë vendit.

Çifti po shijojnë ditën e tyre si dy adoleshent në rrugët e Amsterdamit, shkruan Kosovarja.

Duket se këtë festë ata kanë vendosur ta kalojnë me shoqërinë, ndonëse kanë dy fëmijë simpatik.

Loredana dhe Karim

Loredana këtë Shën Valentin e filloj me dhuratën e saj për të dashurinë.

Ajo i ka kushtuar një këngë speciale për të, shkruan Kosovarja.

Megjithëse ka postuar në rrjete sociale video së bashku me Karim, dhuratën e saj ende nuk e kemi parë?!

 

Dashuria është një ndjenjë dhe emocion i jashtëzakonshëm, andaj dashuroni e dhuroni sa më shumë dashuri.



ks