Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar numërimin e votave për kandidatët për deputetë, pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit.
Deri më tani janë numëruar 5.96 për qind e votave, respektivisht 149 kuti votimi.
Në Partinë Demokratike të Kosovës, më i votuari deri tani është kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, me 5,713 vota.
Pas tij renditet Përparim Gruda me 3,532 vota, i ndjekur nga Arian Tahiri me 3,100 vota.
Më pas renditen Uran Ismaili me 2,745 vota, Vlora Çitaku me 1,857 vota, Sala Jashari me 1,821 vota, Elmi Reçica me 1,725 vota, Arbnora Salihu me 1,578 vota, Kosovare Murseli me 1,485 vota dhe Arben Mustafa me 1,397 vota.
Rezultatet janë ende preliminare dhe pritet të ndryshojnë me vazhdimin e numërimit të votave.
Për të parë ndryshimet, ndiqni këtë link.
