Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar procesin e votimit të fshehtë për përzgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Pas përfundimit të raundit të tretë të votimit, nga gara është eliminuar kandidati Zahir Qerkini.
Procesi pritet të vazhdojë me raundin e katërt, ku në garë mbeten kandidatët Emine Avdyli Pozhari, Flamur Mrasori dhe Jonida Xhafa.
Votimi i fshehtë po zhvillohet në përpjekje për të siguruar përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të këtij institucioni kyç të drejtësisë në vend.
