Florian Sini ishte duke u ngjitur në Lëpushë kur rrëshqiti dhe ra në një humnerë.
Fatkeqësisht, ai nuk iu bëri ballë lëndimeve trupore.
Mediat në Shqipëri raportojnë se Sini ishte i apasionuar pas maleve.
Ai ka qenë pjesë e Federatës së Alpinizmit dhe Turizmit Malor, e cila ka reaguar me dhimbje pas lajmit të rëndë.
