Lajme

Ky është shqiptari që iu bë atentat në Itali, e shkuara e errët (EMRI-FOTO)

Ky është 40-vjeçari shqiptar, Ilir Kadiu, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Ital pas një atentati. Më herët u bë me dije se shqiptari, një emër mjaft i njohur për policinë, u qëllua në këmbë me disa plumba teksa ishte duke shkuar në shtëpi me biçikletë.

Ngjarja ndodhi në zonën e Acerras në komunën e Campanias. Menjëherë Kadiu u dërgua në spital, pak para orës tre të mëngjesit dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbat nuk kishin dëmtuar arteriet.

Pas stabilizimit në Acerra ai u transferua në spitalin Cardarelli në Napoli. Sakaq karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes. I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

Ne foto: Ilir Kadiu
Ne foto: Ilir Kadiu

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Në gusht të 2018, Kadiu u arrestua pas një ndjekjeje në lagjen PoluQuadu në Sardenjë. Shqiptari me një histori  të krimeve kundër pronës, marrjes së mallrave të vjedhura, prishjes së shtëpisë, rezistencës dhe dhunës ndaj një zyrtari publik, besohej se ishte anëtar i një bande që, për dy vjet, kishte grabitur apartamente dhe vila të shumta në zonën bregdetare të Gallurës, midis Porto Rafael, Porto Rotondo, Porto San Paolo, Palau, Porto Cervo dhe Pittulongu.