Një studim global nga shkencëtarët në Universitetin McMaster zbuloi një lidhje midis konsumit të mishit të përpunuar me rrezikun e shtuar të sëmundjeve kardiovaskulare.
Siç raportohet në botimin përkatës në American Journal of Clinical Nutrition , informacioni vjen nga dieta dhe rezultatet shëndetësore të 134,297 njerëzve nga 21 vende në pesë kontinente, të cilët studiuesit i ndoqën për të dhëna mbi konsumin e mishit dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Pasi i ndoqën pjesëmarrësit për gati një dekadë, studiuesit zbuluan se ngrënia e më shumë se 150 gram mish të përpunuar në javë lidhej me një rrezik 46% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare dhe një rrezik 51% më të lartë të vdekjes në krahasim me ata që nuk konsumonin mish tw përpunuar.
Megjithatë, studiuesit zbuluan se konsumi i moderuar i mishit të papërpunuar kishte një efekt neutral në shëndet.
“Të dhënat e disponueshme sugjerojnë se ngrënia e sasive të moderuara të mishit të papërpunuar si pjesë e një modeli të shëndetshëm diete ndoshta nuk është e dëmshme,” tha Mahshid Dehghan, një studiues në Institutin e Kërkimeve për Shëndetin e Popullsisë të Universitetit McMaster (PHRI)./albei.com/