Lajme

Rreth 7 vite pas tërmetit, familja me 3 fëmijë jeton në “kotecin e pulave”, shtëpia e re mbeti vetëm premtim

Kanë kaluar më shumë se gjashtë vite e gjysmë nga tërmeti shkatërrues i nëntorit 2019, por për familjen e Xhevahir Kajës, tragjedia nuk ka përfunduar ende. Banesa e tyre në fshatin Kryevidh të Bashkisë Rrogozhinë u shpall e pabanueshme (DS5), ndërsa prej atëherë familja me tre fëmijë jeton në një objekt të improvizuar në fshatin Rreth-Greth, i ndërtuar dikur për të mbajtur pula.

Edhe pse shteti ka miratuar një fond prej 22.365.520 lekësh për ndërtimin e një banese të re 2+1, puna nuk ka nisur as sot. Familja thotë se prej vitesh dëgjon të njëjtat premtime: “Sot”, “nesër”, “javën tjetër”, ndërsa realiteti i tyre mbetet i njëjtë.

Kushtet në të cilat jetojnë janë tepër të vështira. Çatia pikon sa herë bie shi, lagështira ka pushtuar ambientin dhe tre fëmijët flenë në një hapësirë që nuk plotëson as kushtet minimale për banim.

See also  “Vrasje, plane eliminimi për çdo kundërshtar”, Lala zbërthen grupin kriminal: Inez Hajrulla dyshohet se fshihet në“Këtu jetojmë, këtu fle unë bashkë me nipërit. Është ftohtë, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, thotë gjyshja e familjes, ndërsa tregon dhomën ku kalojnë netët.

Edhe bashkëshortja e Xhevahirit rrëfen vështirësitë e përditshme: “Këtë vend na e dha kunata. Ishte bërë për pula, por nuk kishim ku të shkonim. Nuk kam asnjë elektroshtëpiake. Në kuzhinë nuk ka asgjë. Vetëm pak patate, disa turshi dhe ullinj të dhuruar. Vetëm burri punon kur gjen punë.”

Xhevahir Kaja tregon se firma e ndërtimit kishte kërkuar fillimisht sistemimin e rrugës dhe të sheshit ku do të ndërtohej banesa. Familja, me ndihmën e të afërmve, e bëri këtë investim me shpresën se punimet do të nisnin menjëherë, por askush nuk u kthye më.

See also  Aksident i frikshëm, përplasen dy makina, 4 të plagosur transportohen me urgjencë në spitalPër të kuptuar arsyen e vonesave, Fiks Fare kontaktoi kompaninë ndërtuese “Braka” sh.p.k. dhe Zyrën e Urbanistikës në Bashkinë Rrogozhinë. Firma deklaroi se është në pritje të lejes së ndërtimit, ndërsa bashkia sqaroi se në sistem nuk rezulton asnjë aplikim i depozituar për këtë leje.

Pas interesimit të Fiks Fare, palët ranë dakord të bashkëpunojnë për plotësimin e dokumentacionit. Bashkia u shpreh se, sapo të dorëzohet praktika e plotë, procedurat për lejen do të përshpejtohen, ndërsa përfaqësuesi i firmës premtoi se do ta ndihmojë familjen në çdo hap, me qëllim që ndërtimi i banesës të nisë sa më shpejt.

Pas më shumë se gjashtë vitesh pritje, familja Kaja shpreson që kësaj here premtimet të kthehen më në fund në një shtëpi të vërtetë./Top Channel

Të Ngjashme