Kryetari i ri i Mitrovicës, Faton Peci ka bërë të ditur vendimin e tij të parë në këtë mandat, duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.
Ai ka njoftuar themelimin e Komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijët me Nevoja të Veçanta Arsimore, një mekanizëm i cili synon të identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus të veçantë ata që përballen me vështirësi në të nxënë dhe nevoja të veçanta, përcjell “Bota sot”. Sipas tij, mënyra se si një shoqëri i trajton këto kategori është pasqyra më e qartë e nivelit të saj të zhvillimit dhe humanizmit.
Njoftimi i plotë
Mirëmëngjesi
Vendimi i parë si kryetar që e mora është themelimi i komisionit për Identifikimin e Nevojave për Fëmijet me Nevoja të Veçanta Arsimore.
Ky komision do identifikojë me saktësi nevojat e nxënësve, me fokus ata me vështirësi në të nxënë dhe me nevoja të veçanta.
Pasqyra më e mirë e një shoqërie është se si iu qaset këtyre kategorive.


