ShowBizzz

Ky refleksion personal nga Manjola Nallbani s’duhet humbur: Të rinjtë po i ushqejmë me antivlera..!

Manjola Nallbani përveçse një këngëtare shumë e dashur me këngë e suksese të panumërta në muzikë, gjithmonë ka spikatur për mendjen e saj të mençur, (nëse mund ta themi kështu). Një gjë të tillë është vërtetuar në çdo dalje publike, por shpesh herë edhe në rrjetin e saj social Instagram, sikurse ka ndodhur këtë të diel.

Me anë të një postimi, teksa ka ndarë një foto të bukur të vetën, artistja ka bërë një refleksion se si në ditët e sotme mbizotëron antivlera, ndërkohë që njerëzit me vlera o rrinë të heshtur, ose edhe në rastet kur flasin nuk marrin vëmendjen e duhur. Dhe kjo gjë ndikon kaq shumë në brezin e ri, të cilët po ushqehen me shembuj të tillë, që për t’ja dalë në këtë jetë duhet ndjekur rruga e antivlerës…

“Do ta kuptojmë një moment sa keq po i bëjmë vetes (fëmijëve d.m.th) që shpesh po i ushqejmë me shembuj antivlerë!? Pse? Sepse antivlera është gati të bëjë gjithçka për vëmendje! Shfaqet, bërtet, për të bindur së pari veten, pastaj të tjerët që përfaqëson vlerë! Unë kam besuar gjithmonë që femra është qenie hyjnore që lind, rrit, edukon fëmijën dhe është shtylla e familjes!

Ky refleksion personal nga Manjola Nallbani s’duhet humbur: Të

Po nëse ka një arsye që kjo bote vazhdon të jetë mashkullore është se për fat të keq, përveç shuuumë grave të shkëlqyera, po shohim në plot raste, që disa femra mund të jenë armiku më i madh i femrës! (Dhe këtë gjë e kam kuptuar e shkruar shpesh) Po ashtu, gjithmonë kam pasur bindjen se shkolla është domosdoshmëri, po mesa duket, jo në çdo rast ka aftësinë të të bëjë të mençur o me kulturë! Unë besoj që mençuria tregohet në mënyrën si i merr vendimet në jetë, zgjedhjet e njerëzve me të cilët do ndash jetën, mënyra si flet e çfarë mbetet nga ajo që ti flet, e bën.

E ndërkohë për fat të keq ata njerëz që vërtet kanë arritur shumë e kanë shumë për të të mësuar, janë modestë, ndoshta dhe të heshtur sepse janë plot brenda vetes e s’kanë ç’t’i vërtetojnë askujt. Po dhe një e vërtetë tjetër e çuditshme është, që edhe nëse dalin këta njerëz e tregojnë shembuj suksesi, prapë vëmendjen e merr më tepër e keqja! S’di pse e ka këtë fuqi te ne! Jo kudo në fakt! Te ne po! Dhe për pak “sherr macesh” apo që kur kemi kohë të lirë- të mbajmë barkun me dorë- me të tjerët, harrojmë sa fëmijë e adoleshentë mendojnë që ashtu duhet të bësh në jetë, për të qenë dikush! Refleksion personal????. Në fakt do të doja dhe mendimin tuaj se ndoshta jam gabim?!!!”, ka shkruar artistja.

 

 
 

 
 

View this post on Instagram

 

 
 
 

 
 

 
 
 

 
 

A post shared by Manjola Nallbani (@manjolanallbani)



bal