ShowBizzz

Kylie Jenner feston 29-vjetorin, festa rozë me yjet e Hollywood-it

Kylie Jenner mbushi 29 vjeç dhe zgjodhi ta festojë vitin e fundit të të 20-ave me një festë spektakolare në Beverly Hills. Tema e mbrëmjes ishte “Princess Kitty”, ndërsa ngjyra rozë dominoi gjithçka, nga dekori te veshjet dhe tortat.

Për këtë ditë të veçantë, Kylie zgjodhi një fustan të shkurtër në rozë të ndezur, të cilin e kombinoi me një një diademë, duke e kthyer veten në “princeshën” e mbrëmjes.
Pamjen e kompletoi me një palë këpucë Gucci me pupla, ndërsa edhe grimi dhe thonjtë e saj ishin në nuancat e rozës.

Kodi i veshjes u ndoq edhe nga disa prej të ftuarave të saj të famshme, mes tyre Hailey Bieber, Kim Kardashian, Khloé Kardashian, Kendall Jenner dhe vajza e saj, Stormi. Edhe ambienti ishte tërësisht në frymën “Princess Kitty”, me dekor rozë dhe tortë, po ashtu, rozë.

Të Ngjashme