ShowBizzz

La “Grande Fratello” pasi u lidh me një 47-vjeçar, Heidi kërkon dashurinë në “BBVA”

Heidi Baci, ish-protagonistja e shtëpisë më të famshme në Itali “Grande Fratello”, është rikthyer në Shqipëri për tu futur përsëri brenda vitit në shtëpinë më të famshme “Big Brother Vip Albania”.

Heidi Baci ne “Grande Fratello”

Heidi u largua nga “Grande Fratello” 40 ditë pasi ishte futur pas takimit me babain e saj, Gentin pas marëdhënies që e bija krijoi me një 47-vjeçar italian. Heidi dhe babai i saj, Genti u kthyen në qendrën e vëmendjes të atij episodi në “Grande Fratello”.

Historia e dashurisë e bukuroshës shqiptare Heidi Baci me italianin Massimiliano-n brenda “Grande Fratello” dhe futja e babait të saj në shtëpi, mori vëmendjen e të gjitha mediave italiane për ditë me radhë.

Heidi Baci ne nje marrdhenie me aktorin italian 47-vjec ne “Grande Fratello”

Por duket se Heidi, jo vetëm po provon për herë të dytë brenda vitit eksperiencën e “Big Brother”, por nuk përjashton mundësinë se do dashurohet sërish në Big Brother Vip Albania.

“E kam ndjekur gjithmonë dhe arrita të hyja në Big Brother italian. ishte një përvojë e mrekullueshme, por e braktisa pas 40 ditësh. Babai im hyri brenda dhe më bëri të kuptoj shumë gjëra në atë moment. Me vullnetin tim të lirë vendosa të largohem nga programi.  Familja ime është më e rëndësishme për mua. Unë hyj në Big Brother single (beqare) dhe le të shohim se si do të përfundojë. Unë jam e hapur… Shqipëria është origjina ime dhe më pëlqen shumë. Për gjithë këto vite larg nuk kam mundur ta njoh mirë botën e argëtimit shqiptar” – tha Heidi dje në prezantim.

Çfarë ndodhi në “Grande Fratello”

Heidi, 26 vjeçe, gjatë qëndrimit në “Grande Fratello”, krijoi një marrëdhënie me aktorin Massimiliano Varrese, 47 vjeç. Kjo lidhje, inatosi të atin e Heidit, Gentin, i cili u fut në shtëpinë me të famshme në Itali dhe takoi të bijën.

Babai i tregoi Heidit se po gabon dhe se duhet të hiqte dorë nga marrëdhënia me aktorin 47-vjeçar.

“Erdha këtu sepse të dua. Zgjedhja jote e gabuar na habiti. Mami dhe unë jemi të tronditur dhe të shkatërruar. Ti dhe një burrë më i madh se unë, i cili do të dalë në pension së shpejti. Nuk të njoh më. Nuk ke arritur të vendosësh një mur me një person që të shkakton stres. Mami nuk të shikon më nga ai moment. Unë jam këtu sepse nuk do të lejoj askënd ta trajtojë keq vajzën time. Nuk lejoj askënd të shkelë dinjitetin e saj.” – ishin fjalët e Gentit.

Babi i Hedit, genti Baci ne “Grande Fratello”

Kjo skenë në “Grande Fratello” shkaktoi shumë debate në opinionin publik, ku kryesisht sjellja e bababit, Gentit u gjykua dhe kritikua nga publiku italian.

Edhe në shqipëri në emisione të ndryshme televizive, u diskutua mbiu këtë episod të “GF”.

Pas daljës, Heidi tha se në fillim Massimiliano e intrigoi.

“Një burrë i pashëm, simpatik, kishte këtë ajrin e një njeriu serioz, që di shumë, i urtë. Pra, fjalët e mia i referoheshin një përshtypjeje të parë. Më pas situata ndryshoi. E kam refuzuar shumë herë. Doja thjesht një marrëdhënie civile, bashkëjetese me të, ku brenda një reality shoë është kaq bukur të luash lojën. Pastaj u bë një fiksim që nuk e përballoja dot. E quajta një marrëdhënie jo të shëndetshme, nuk kishte mbetur liri.”

Por duket se Heidi e ka kalur këtë situatë dhe dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes dhe pjesë e medias e ka shtyrë të bëhet edhe pjesë e Big Brother Vip Albania.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo


NewsBomb