Mevlan Shaba, banor aktual në “Big Brother VIP Kosova”, u surprizua mbrëmjen e të hënës nga partnerja e tij, Ornelda.
Jo vetëm Mevlani por gjithë publiku u surprizua kur Ornelda bëri të ditur se është në pritje të ëmbël dhe se Mevlani do të bëhet baba për herë të parë.
Megjithatë gjithë kjo situatë e bukur u kthye në një dramë pas një reagimi të papritur nga ish-partnerja e Mevlanit, Livia Brunga.
Livia deklaroi se natën që Mevlani do të hynte në shtëpinë më të famshme në Kosovë, e ka telefonuar atë për t’i treguar se vazhdon ta dojë. “Shpëtova nga Mevlani”, tha Livia në një postim në InstaStory.
Mirëpo diçka e papritur ka ndodhur pas deklaratës së bujshme të Livias. Në vetëm 24 orë, ajo ka fituar mbi 11 mijë ndjekës në rrjetin social, Instagram, dhe numri vazhdon të rritet.
Para deklaratës, ajo numëronte 40 mijë ndjekës, ndërsa sot llogaria e Livias ka shkuar në 51 mijë ndjekës.
lokimagazine